Real Madridi dhe Barcelona do të luajnë sot (e shtunë) në mbrëmje në kuadër të ndeshjes së radhës në La Liga.
Pas derbit të madh në kuadër të çerekfinales së Copa del Rey, ku Barcelona fitoi në Bernabeu 3-0, tani radha është për një ndeshje kampionale.
Mbretërit janë nikoqir të katalunasve në ndeshjen e njohur ndryshe si El Clasico, e cila është e vlefshme për javën e 26-të në kampionatin spanjoll.
Kjo ndeshje është shumë e vlefshme për vazhdimin e kampionatit dhe të dy skuadrat do të tentojnë të marrin tri pikët.
Në rast fitoreje të Barcelonës, katalunasit do ta qonin diferencën në 14 pikë me Realin dhe Mbretërit do të dilnin nga gara për titull.
Në anën tjetër, Reali synon fitoren pasi me tri pikët e mara do t’i afrohej Barcelonës në tetë pikë dhe gara do të ishte deri në fund të sezonit.
Sikurse Santiago Solari, ashtu edhe Ernesto Valverde pritet t’i bëjnë disa ndryshime të vogla për këtë ndeshje e cila fillon nga ora 20:45.
Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Ceballos, Modric; Bale, Benzema, Vinicius
Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Umtiti, Pique, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Dembele, Suarez, Messi
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...
Inspektori komunal në Prishtinë kanoset dhe sulmohet fizikis...
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...