Qeveria e kthen mënyrën e vjetër të përllogaritjes së borxhit publik. Do të përllogariten edhe borxhet që i kanë ndërmarrjet shtetërore dhe publike ose në përllogaritje hyjnë edhe huamarrjet për të cilat nuk garanton Qeveria.
Vlerësimet e Ministrisë së Financave janë se në këtë mënyrë borxhi publik do të rritej për rreth 0.3% ose për 30 milion euro. Ndryshmet në Ligjin për borxh publik tanimë janë në procedurë parlamentare me të cilin në shumën e përgjithshme përllogaritet borxhi i pa-garantuar. Për momentin borxhi publik shkon në 48.7%.
Megjithatë, ministri i Financave, Dragan Tevdovski, sot nuk kishte informata se deri ku është procesi i shlyerjes së borxhit të vetëqeverisjeve lokale me para shtetërore. Qeveria transferoi 50 milion euro, para që nuk u shpenzuan për projekte kapitale vitin e kaluar me qëllim që për 50% t’u ulen borxhet komunave. Por, tani për tani nuk dihet se për çfarë harxhohen paratë e qytetarëve.
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...