Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, ka zbuluar se ai kishte qenë i gatshëm të largohet nga Barcelona në vitin 2016, mirëpo ka shtuar se tani është duke e shijuar karrierën e tij në Camp Nou.
Ter Stegen u transferua në Katalonjë nga Bourssia Monchengladbach, gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2014, pas largimit të portierëve Victor Valdes dhe Jose Manuel Pinto.
Ter Stegen e kaloi sezonin e tij të parë si opsion i dytë për pozitën e portierit, pas Claudio Bravos. Gjermani luante vetëm në ndeshjet e Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve, ndërsa Bravo në ndeshjen e La Ligës.
Bravo kishte qenë zgjedhja e parë e trajnerit edhe për pjesën më të madhe të sezonit tjetër, pasi që Ter Stegeni kishte luajtur vetëm shtatë herë si titullar në La Liga. Në këtë kohë, gjermani kishte qenë afër largimit klubi spanjoll.
“Claudio dhe unë e menaxhuam shumë mirë atë situatë. Ai është një portier i mrekullueshëm, i cili e meritonte vendin e parë. Trajneri nuk kishte nevojë ta ndryshonte sepse e kishte një portier të mirë që performonte mirë”, ka thënë Ter Stegen.
“Natyrisht, ti fillon të mendosh për të ardhmen tënde sepse të luash futboll është gjëja më e rëndësishme. Nuk do të kishte qenë më mirë as edhe nëse trajneri do të kishte thënë: ‘Ti do të luash në ligë tani dhe Bravo në garat tjera’. Unë nuk e doja këtë gjë dhe në vitin 2016 mendoja për largimin nga Barcelona”.
“Klubi i dinte të gjitha këto. Claudio dhe unë e menaxhuam haptazi këtë situatë dhe thamë që nuk po na pëlqen kjo që po ndodh. Erdhi një pikë kur kjo situatë nuk ishte më e lehtë. Pastaj Barcelona e mori një vendim dhe vendosi për mua. Unë ia kam shpaguar këtë gjë deri më tani”.
Ter Stegen është i lumtur tani në Barcelonë, ku këtë sezon ka qenë njëri ndër heronjtë e skuadrës. Ndërsa, Bravo u transferua në Manchester City në gusht të vitit 2016.
Mehdi Çoba dhe Gjilani ndajnë rrugët
Gjermani/ Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet...
Joao Cancelo mbërrin në Barcelonë, pritet të debutojë që kët...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu
“Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16...
Skocia ngre alarmin për përmbytje në mbarë vendin