Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të mbrojtjes të SHBA-ve, Patrick Shanahan, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke e Mbrojtjes bëri të ditur se Akar dhe Shanahan adresuan procesin e tërheqjes së SHBA-ve dhe propozuan një zonë të sigurt në Siri.
Dhjetorin e kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se SHBA-të do të tërheqin të gjitha trupat amerikane nga Siria dhe tha se DEASH ishte mposhtur në këtë vend.
Duke theksuar avokimin e Turqisë për krijimin e një zone të sigurt në Sirinë veriore, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, këtë javë tha se Turqia nuk mund të largohet nga një rajon që mund ta kërcënoj kushdo dhe se Turqia do të vendos një prani në atë zonë.
Ai përsëriti se zona e sigurt e propozuar duhet të jetë nën kontrollin e vendit të tij, duke shtuar se Turqia nuk mund t’ua lë këtë Gjermanisë, Francës apo SHBA-ve.
Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflikt që nisi në fillim të vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit u përlas me një protestë pro-demokratike.
Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë në vend
Haxhiu kujton masakrën në Lagje të Re dhe në Rakoc: Sakrific...
Sërish ngrihet çmimi i naftës në Kosovë, sot dy centë më sht...
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...