Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme vendosi që në të ardhmen komunikimin zyrtar me Shkupi ta përdor termin Republika e Maqedonisë së Veriut apo emrin e shkurtuar Maqedonia e Veriut.
Qeveria serbe sot miratoi rezolutën për përdorimin e emrin Republika e Maqedonisë së Veriut në bazë të njoftimit nga Shkupi zyrtar që i ka bërë të gjithë anëtarëve të Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duke marrë parasysh se Serbia ka marrëdhënie të mira dhe të zhvilluara me shtetin fqinj, ndërsa ndryshimi i emrit është bërë në mënyrë të ligjshme, Qeveria konstatoi ndryshimin e emrit dhe në komunikimin e ardhshëm do ta përdor termin Republika e Maqedonisë së Veriut apo shkurtimisht Maqedonia e Veriut”, thuhet në kumtesën e qeverisë serbe.
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...