Partia Demokratike e Kosovës (PDK) demanton lajmin për përleshjen mes asamblistit të saj në Kuvendin komunal në Gjilan, Hevzi Xhelili dhe anëtarit të kryesisë Riad Rashiti.
I kontaktuar nga arbresh.info, vet anëtari i kryesisë së PDK-së Riad Rashiti ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.
Ai madje ka pohuar se është duke e përgatitur një demantim.
“ Nuk është e vërtet kjo. Jam duke e përgatitur një reagim dhe shumë shpejt do ta publikojmë”, është shprehur Rashiti për arbresh.info.
Ndryshe, në media gjatë ditës së sotme është raportuar se dje, gjatë ditës, dy zyrtarë të degës së PDK-së në Gjilan asambleisti i Kuvendit Komunal në Gjilan, Hevzi Xhelili dhe anëtari i kryesisë , Riad Rashiti janë përleshur fizikisht përballë selisë së PDK-së në Gjilan. Po ashtu sipas këtyre raportimeve Hevzi Xhelili e kishte goditur me grusht Riad Rashiti ./ Elona Haxhiu/Arbresh.info
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...