Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa tensionet janë rritur për situatën në Siri dhe mbështetjen e Moskës për Iranin atje.
Para vizitës së 27 shkurtit në Moskë, Netanyahu ka thënë se bisedimet do të fokusohen në përpjekjet e Izraelit për të parandaluar Iranin, që të mos ketë prezencë afatgjatë në Siri.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë derisa të largojmë iranianët jashtë Sirisë, sepse Irani kërcënon që të shkatërrojë Izraelin”, ka thënë Netanyahu në një adresim përmes një videoje.
Lidhjet në mes të Moskës dhe Tel Avivit janë tensionuar prej muajit shtator, pasi një aeroplan rus është rrëzuar një brigjet e territorit sirian.
Të gjithë 15 rusët që kanë qenë në bord kanë vdekur.
Rusia ka thënë se aeroplanët luftarakë të Izraelit duhet fajësuar për këtë ngjarje.
Megjithatë, Rusia ka mbajtur lidhje me Izraelin pavarësisht mbështetjes së Moskës për Iranin dhe Qeverinë Siriane./rel
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...