Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot në Han të Elezit ka deklaruar se si pasojë e dëshpërimit me situatën e përgjithshme në vend dhe me papërgjegjësinë totale të pushtetit, partitë opozitare kanë vendosur të jenë pjesë e një fronti të përbashkët, që për qëllim ka ndaljen e dëmeve që po i bëhen Kosovës
Ai ka deklaruar se ata që, aktualisht janë në pushtet, po ia zënë frymën vendit.
Duke folur për gjendjen në Han të Elezit, Haradinaj tha se shihet qartë që edhe kjo komunë është lënë e harruar nga pushteti qendror, dhe shprehu shpresën se situata do të ndryshojë shpejt edhe për Hanin e Elezit, por edhe për Kosovën në përgjithësi.
Ai, gjatë një vizite pune komunës më jugore të Kosovës, ka takuar kryetarin e Komunës Rufki Suma, përfaqësues të biznesit, simpatizantë të AAK-së, si dhe ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve.
Më parë gjatë ditës Haradinaj ka qëndruar në Fabrikën e prodhimit të ambalazhës fleksibile ushqimore, një investim ky i përbashkët edhe me ndërmarrës të huaj. Ky projekt i suksesshëm i kapitalit të përzier, ka thënë Haradinaj, është një mesazh i mirë edhe për sipërmarrës tjerë ndërkombëtarë, që të investojnë në ekonomin? ? e Kosovës, e cila është në një situatë bukur të rëndë.
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...