Golat nga Angel Di Maria dhe Thomas Meunier i ndihmuan skuadrës së Paris Saint Germain të vazhdojë tutje me fitore 3 me 0 kundër Dijonit në Parc des Princes.
Me një supergol pas vetëm tetë minutave lojë, Di Maria dërgoi në epërsi kampionin në fuqi të Francës para se të shënojë sërish vetëm 20 minuta më vonë, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Thomas Meunier shënoi golin e tretë derisa kishin mbetur vetëm edhe 13 minuta për skuadrën e Thomas Tuchel për t’i siguruar atyre kualifikimin në gjysmëfinale të Francë.
Trajneri Tuchel kishte vendosur të lënë bankinë superyllin Kylian Mbappe për këtë ndeshje ndërkohë që Neymar vazhdon të jetë jashtë linjave si pasojë e thyerjes së këmbës.
Gjiganti francez mëson rivalin e tyre të ardhshëm pasi të zhvillohen ndeshjet e tjera./arbresh.info/
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C