Meucci: Institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë janë pjekur

17:00 | 16 Shtator 2015
M. A.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë do të punojë për të kthyer besimin dhe vullnetit e qytetarëve të Kosovës tek organet e drejtësisë.

Nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë në prezantimin e Raportit të Progresit të Kompaktit, u tha se kusht i veçantë për institucionet e drejtësisë është sundimi i ligjit dhe si qëllim primar është e fuqizimit të pavarësisë në punën e këtyre institucioneve. Ata thanë që përmes kësaj mund të kthehet besimi i qytetarëve te institucionet e drejtësisë.

Shefi i EULEX-it në këtë takim tha se institucionet e sundimit të Ligjit në Kosovë janë pjekur por akoma po përballen me sfida.

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuçi në Raportin e Progresit të Kompaktit janë dokumentuar aktivitet e sistemit të drejtësisë. Edhe Kuçi tha se duhet të punohet që të rritet vullneti dhe besimi i qytetarëve në drejtësinë e Republikës së Kosovës.

Shefi i EULEX-it Gabriel Meucci, premtoi që EULEX-i do të vazhdojë të ndihmojë institucionet e sundimit të Ligjit në Kosovë pasi që institucionet e Kosovës po përballen ende me sfida.

“Institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë janë pjekur, por akoma përballen me sfida. Në konferencën e mbajtur sot kemi diskutuar se si t’i adresojmë këto sfida në mënyrën më të mirë dhe mund t’ju siguroj se ekspertet e EULEX-it po vazhdojnë t’i ndihmojnë institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë dhe autoritetet dhe me familjen e BE=së, po punojmë së bashku për të arritur synimin tonë të përbashkët”, tha Meucci.

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi,tha se qëllimi primar i sistemit të drejtësisë është fuqizimi në pavarësimin e punës së institucioneve të gjyqësorit, ku një gjë e tillë do të kthej besimin e qytetarëve në drejtësinë e institucione ve të drejtësisë.

“Si kusht i veçantë është sundimi i ligjit dhe si qëllim primar është e fuqizimit të pavarësisë në punën e këtyre institucioneve, do me thënë institucioneve të gjyqësorit siç po shihet prokuroria dhe Gjykatat nga të gjitha ndikimet e jashtme të cilat i kalon korniza ligjore të veprimit. Gjithashtu dëshirojmë të japim porosi të gjithë qytetarëve të Kosovës se Institucionet e Drejtësisë janë duke bërë përpjekje të mëdha për forcimin e ngritjes së pavarësisë së institucioneve Gjyqësore dhe se besoj që kjo do ta qoj deri te kthimi i besimit te institucionet e drejtësisë”, tha Lumezi.

Shefi i zyrës së BE-së Samuel Zbogar tha se Raporti i Progresit të Kompaktit është bërë për të përmirësuar pavarësimin e sistemit të drejtësisë. Edhe Zbogar tha se zyra e Bashkimit Evropian (BE) tha se do të përkrah përpjekjet e institucioneve të Kosovës.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci tha se do t’i ngritin kapacitetet e institucioneve që të bëhet pavarësimi i tyre në drejtësi dhe që akterët t’i zgjedhin problemet me të cilat përballen qytetarët.

Shpërndaje në rrjete sociale