India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë rajon.
Zyrtarët e lartë indianë tha se sulmet kanë shënjestruar kampet e trajnimit të grupit militant “Jaish-e-Mohammad”.
Pakistani tha se si kundërpërgjigje ka ngritur në ajër aeroplanët luftarakë, raporton BBC.
Sekretari i Jashtëm indian, Vijay Gokhale, deklaroi se sulmet lanë të vrarë një numër të madh të militantëve, përfshirë komandantë, mirëpo kishin shmangur viktimat civile.
“Raportet kredibile të inteligjencës thanë se grupi militant po planifikonte sulme tjera vetëvrasëse në Indi. Përballë një rreziku sulmet e menjëhershme parandaluese ishin shumë të nevojshme” tha sekretari Gokhale.
Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit, gjeneral major Asif Ghafoor, tha se sulmet nga ana e Indisë nuk kanë shkaktuar viktima. Ai shkroi në Twitter se avionët indianë u detyruan të bënin një “tërheqje të nxituar” dhe lëshuan ngarkesën e tyre në një zonë të hapur.
Incidenti i fundit mes dy vendeve pason atë të 14 shkurtit, kur militantët më bazë në Pakistan kryen një sulm vetëvrasës ndaj një kolone në rajonin e Kashmirit të administruar nga India. Sulmi la të vdekur mbi 40 ushtarë të Indisë.
India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë rajon.
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit