Policia e Tiranës ka vënë në pranga teknikun e ashensorit, pas ngjarjes së djeshme tek “Don Bosko” që fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi.
Ashensori ra në bodrum, dhe për pasojë mbeti e lënduar një vajzë 24-vjeçare, punonjëse e një furre buke.
A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, sipas policisë ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.
Ai do të hetohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Një muaj më parë po në këtë ashensor ishin bllokuar disa persona. Disa prej banorëve janë shprehur se shpesh herë kanë ngritur shqetësimin se ashensori nuk punonte normalisht, por nuk është marrë asnjë masë.
Ky nuk është rasti i parë i incidenteve të tilla. Më herët incidentet e ashensorëve kanë rezultuar tragjikë për jetën e banorëve.
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos