Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut njoftoi se e njeh, Juan Guaidon, si president të përkohshëm të Venezuelës.
Udhëheqës i opozitës, Juan Guaido, e deklaroi veten president të përkohshëm të vendit në fund të janarit.
Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perendimore.
Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbështetet nga Rusia, Kina, Meksika dhe një sërë vendesh tjera, transmeton rel.
Kriza në Venezuelë është thelluar ditëve të fundit pasi presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro, vendosi mbylljen e kufijve për të mos lejuar ndihmat e huaja të hyjnë në vend.
Miliona banorë të Venezuelës janë duke u përballur me krizën e furnizimit me ushqim përderisa ekonomika e vendit është e shkatërruar nën udhëheqjen e Maduros.
“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën...
Keqpërdorimi i fëmijëve në tubime, Abdixhiku ngjet në skenë ...
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Shqipërisë dhe Izraelit
Tragjedia në Shëngjin, Konjufca ngushëllon familjet
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar