Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar ndërprerjen e procedurave të projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh.
Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth këtij projekti, Haradinaj tha se ka kërkuar nga Ministria përkatëse që të ndërpres të gjitha procedurat e mëtejshme.
Hardinaj theksoi se projektet, të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë.

Postimi i plotë:
Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, nga Ministria e linjës kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e impaktit të këtij projekti në mjedis. Projektet, të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zones së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë.
RH

“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën...
Keqpërdorimi i fëmijëve në tubime, Abdixhiku ngjet në skenë ...
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Shqipërisë dhe Izraelit
Tragjedia në Shëngjin, Konjufca ngushëllon familjet
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar