Sipas një Profesorit nga London School of Contemporary, Ken Robinson, vallëzimi ka rëndësi të madhe sa matematika, shkencat tjera dhe gjuhësia.
Sipas tij vallëzimi është shprehje fizike përmes lëvizjes, ritmit të marrëdhënieve, ndjenjave dhe ideve, transmeton portali arbesh.info
Ai thekson se vallëzimi nuk është gjë e shpikur nga një njeri, por është pjesë e çdo kulture gjatë historisë; vallëzimi është pjesë e impulsit të njerëzimit.
Përfshin gjini të ndryshme, stile dhe tradita dhe është një ndër kulturat që zhvillohet vazhdimisht. Roli i saj ka të bëjë me çlodhjen dhe mbulon çdo formë qëllimi shoqëror.
Sipas studimeve të shumta, vallëzimi ndihmon në rikthimin e gëzimit dhe stabilitetit në jetën e trazuar dhe në lehtësimin e tensioneve në vendet dhe shkollat e prekura nga dhuna dhe ngacmimi seksual.
Mbi programet e vallëzimit në shkolla synohet që të përmisohen marrëdhëniet shoqërore, eçanërisht midis gjinive dhe të pasurojë kulturën e shkollave duke kultivuar bashkëpunim, respekt dhe dhembshuri. E themeluar në vitin 1994 nga balerina Pierre Dulaine, programi tani ofron në çdo shkollë njëzet seanca gjatë dhjetë javëve.
Sipas studimeve mjekësore besohet se vallëzimi ndihmon në shumë faktorë, si parandalon obezitetin, ndihmon në presionin e gjakut, konsiderohet si palestër kardiovaskulare, forcon eshtrat, lufton depresionin, ankthin dhe rrit vetëbesimin./arbresh.info/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X