Ndikimi i vetëm që mund të ketë situata politike që ka krijuar opozita me protestat dhe djegien e mandateve, sipas Kryeministrit është dëmtimi i turizmit dhe ekonomisë. Teksa viziton disa bujtina në zonën e Përmetit dhe Gjirokastrës, Rama u flet për planin e qeverisë për të mbështetur me projekte financimi këtë industri.
“Ne po diskutojmë që të bëjmë një program të veçantë sepse kemi program mbështetje për ferma, për agropërpunim, për sera, për bujtina në fshat, por nuk kemi një program për qytetin. Këto shtëpitë e traditës që janë pasuri kulturore, siç janë në Gjirokastër apo në Berat, nuk kanë asnjë suport si suporti që kanë në fshat. Për këtë po mendojmë një program, që nga një anë të bëjmë zero taksën e tatimit mbi fitimin, ndërkohë që ju do të keni 6% TVSH, sepse është hotel. Është një ndihmë e madhe. Duke e patur tatimin mbi fitimin zero dhe duke vendosur një fond në dispozicion për suport mbështetje pjesore do të ishte mirë”.
Në Përmet është investuar në qendrën historike, si pjesë e programit të Bankës Botërore, një fond me vlerë 71 milionë dollarë. Ndërsa në Gjirokastër, projekti për ndërhyrjen në qendrën historike, sapo ka nisur. Do të ndërtohet një rrjet i ri i infrastrukturës nëntokësore, do të restaurohen kalldrëmet ekzistuese, si dhe do të integrohen hapësirat publike përreth zonës së projektit me qëllim kthimin në një zonë pedonale.
Kryeministri inspektoi dhe ujësjellësin e ri të Përmetit që mundëson furnizimin 24 orë me ujë të qytetit, si dhe kishën 500-vjeçare “Fjetja e Shën Mërisë” në Kosinë të Përmetit, që i është nënshtruar restaurimit.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...