Nesër me fillim prej orës 12:00 do të mbahet një protestë për mbrojtjen e Lumbardhit pasi që një kompani austriake “KelKos – Energy Peja” dëshiron që të ndërtojë një hidrocentral në rrjedhën e lumit.
Shoqëria civile gjatë ditës së nesërme ka thirrur një protestë në qendër të Pejës për të kundërshtuar këtë projekt.
Projekti për ndërtimin e hidrocentralit në rrjedhën e lumit “Lumbardhi” nga subjekti aplikues “KelKos-Energy Peja” po kundërshtohet nga qytetarë dhe aktivistë të mbrojtjes së ambientit në Kosovë.
Zëvendësministri i Financave dhe anëtari i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, Fatmir Gashi ka premtuar se nuk do ta miratojë kurrë projektin e kompanisë austriake “KelKos-Energy Peja”, e cila planifikon ndërtimin e hidrocentraleve energjetike në rrjedhën e lumit “Lumbardhi”.
“Fatmir Gashi as që ka nënshkruar dhe as që doë t nënshkruaj gjëra të tilla ndonjëherë”, ka thënë zv/ministri Gashi, në një reagim të publikuar të mërkurën në rrjetin social Facebook.
Tragjedia në Shëngjin, Konjufca ngushëllon familjet
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...