Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se mbështet protestën e qytetarëve të Pejës dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj komune që të bashkohen kundër shkatërrimit të Lumbardhit dhe bukurive natyrore të Pejës.
VV ka mbajtur një konferencë në Pejë mbi ndërtimin e HEC-eve në Lumbardh, ku iu është bërë thirrje institucioneve përkatëse nga ministria deri te inspektorati mjedisor që të pezullojnë çdo aktivitet të lidhur me avancimin e këtij projekti.
Në konferencë folën nënkryetarja Fatmire Mullhaxha Kollçaku dhe anëtari i kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi, sipas të cilëve komisioni ndërministror për investime strategjike ka riaktualizuar projektin për ndërtimin e HEC-eve në Lumbardh.
“Një projekt i cili nuk i plotëson kushtet mjedisore dhe është shkatërrues për ambientin tashmë cilësohet si investim strategjik. Ky vendim është marrë në kundërshtim me planin zhvillimor komunal, i cili i ndalon ndërtimet e HEC-eve në zonë, pikërisht nga degradimi që ka ndodhur në komunën e Deçanit nga i njëjti investitor. Më parë, edhe Ministria e Ambientit e ka dekurajuar ndërtimin në këtë zonë.
Projekti ka filluar në 18 tetor 2013 në një marrëveshje mes komunës dhe kompanisë Kelpkos për ndërtimin e pesë hidrocentraleve në fshatrat e Rugovës për rreth 120 milion euro.
Ndërsa vetë kompania në regjistrimin e saj figuron me vetëm një punëtor dhe një mijë euro kapital. Plani zhvillimor komunal e ka ndaluar projektin deri në vitin 2016 kur zyra e rregullatorit të energjisë ka pranuar kërkesën e kompanisë për gjenerimin e energjisë. Synimi i kompanisë dhe i bashkëpunëtorëve të tyre në institucionet përkatëse p ublike është që projekti të kalojë heshturazi, pa kundërshti dhe pa njoftimin e qytetarëve.
Këtë gjë nuk po e lejojnë qytetarët e Pejës të cilët ditën e nesërme organizojnë një protestë kundër këtij projekti. Ne jemi për energji alternative, por jo në kurriz të shkatërrimit të natyrës. Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! e mbështet protestën e qytetarëve të Pejës, i bashkohet asaj dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Pejës që të bëhemi bashkë kundër shkatërrimit të Lumbardhit dhe bukurive natyrore të Pejës. I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse nga ministria deri te inspektorati mjedisor që të pezullojnë çdo aktivitet të lidhur me avancimin e këtij projekti”, kanë thënë ata.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...