Ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” po ecën me ritme të shpejta dhe së shpejti Tirana do të ketë një nga stadiumet më të mirë dhe modern në vend.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa foto nga “Arena Kombëtare”, stadiumi i ri i përfaqësueses shqiptare, që pritet të jetë gati brenda qershorit.
“MIRËMËNGJES!, dhe me imazhin e “fijeve” të para të qilimit kuqezi që do të mbulojë trupin e Arenës Kombëtare, ju uroj një të dielë të paqtë“, shprehet Kryeministri Rama.
Rindërtimi i stadiumit “Qemal Stafa”, duke e kthyer në “Arena Kombëtare” ka nisur më 21 prill 2016, kur Kryeministri Edi Rama, së bashku me përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit prezantuan projektin në fjalë.
Arena Kombëtare’ pritet të hap dyert më 11 qershor, ndeshja e inaugurimit do të jetë Shqipëri-Moldavi. Stadiumi më i madh në vend, do të jetë me kapacitet prej 22 mijë vendesh, krejtësisht i mbuluar. Një ndërtesë multifunksionale që do të respektojë identitetin e kryeqytetit duke u kthyer një pikë referimi të imazhit të tij.
“Arena Kombëtare” është e nivelit “4 Elitë”. Aty mund të zhvillohen të gjitha ndeshjet, përveç finaleve të Champions League, Europa League apo kampionateve europiane, kjo për faktin se ka një kapacitet 22 mijë vendesh, që është nën kufirin e kërkuar nga UEFA prej 40 mijë vendesh.

Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...