Siç raportojnë nga AIM, ministrja e Francës për Çështje Evropiane Nathalie Loiseau, tha se “Franca e nënshkroi protokollin për NATO dhe gëzohet që do të jemi aleatë në aleancën veriatlantike. Sa i përket për bisedimet e BE-së me Maqedoninë e Veriut do të hapen që kur vendi t’i mbush disa kritere”.
“Franca gjithmonë e ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tani duam shumë se kurrë ta sheh të përforcuar dhe të integruar në rajon në paqe dhe zhvillim. Dy vitet e fundit Shkupi bëri një zhvillim të jashtëzakonshëm për pajtimin rajonal dhe i tejkalua kontesti historik me Greqinë”, thotë Nathalie Loiseau.
Marrëveshja e Prespës, sipas asaj, mundësoi nënshkrimin e protokollit në NATO dhe paraqet zhvillim të madh në sigurinë e Maqedonisë së Veriut ndërsa sa i përket përafrimit të Maqedonisë së Veriut në BE ajo tha bisedimet do të hapen kur Maqedonia e Veriut do t’i përmbush të gjitha kriteret.
Në prag të vizitës së saj në Shkup, e pyetur nëse realizimi i suksesshëm i marrëveshjes së Prespës do të jetë e mjaftueshëm të nisen bisedimet me Bashkimin Evropian, Loiseau është decide se përafrimi drejt BE-së kërkon kritere tjera duke shtuar se për këtë çështje do të bisedohet në samitin e BE-së në qershor kur pritet Komisioni Evropian ta publikojë raportin për Maqedoninë e Veriut.
Ajo dëshiron që ratifikimi i protokollit për NATO të ndodh sa më shpejt, por, thotë ajo, varet nga Kuvendi në Francë.
“Duam që ratifikimi të ndodh sa më shpejt sa është e mundur dhe për këtë jemi në kontakt me Kuvendin e Francës. Nuk është aspak e thjeshtë duke marrë parasysh numrin e madh të reformave të brendshme që për momentin i diskutojmë dhe janë në rend dite. Gjatë vizitës time do të më shoqërojnë dy deputetë që janë miq të vendit tuaj dhe jam e bindur se do t’i gjejnë argumentet e duhura t’i bindin kolegët e tyre se Republika e Maqedonisë së Veriut meriton të merr shenjë inkurajimi dhe miqësia nga ana jonë”, thotë ministrja franceze për Çështje Evropiane, Nathalie Loiseau./Telegrafi/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...