Frosinone dhe Roma kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Benito Stirpe në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Diego Perotti është rikthyer në linjën startuese së bashku me Stephan El Shaarawyn, Lorenzo Pellegrinin dhe Steven N’Zonin për këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme në vizitë.
“Giallorossët” kanë nevojë të fitojnë këtë përballje në mënyrë që të mos i largohen AC Milanit në garën për të siguruar pozitën për Ligë të Kampionëve.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Frosinone: Sportiello; Goldaniga, Salamon, Capuano; Zampano, Chibsah, Maiello, Cassata, Beghetto; Ciano, Ciofani
Roma: Olsen; Santon, Manolas, Marcano, Kolarov; De Rossi, Nzonzi; El Shaarawy, Pellegrini, Perotti; Dzeko
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...