Lionel Messi ka vendosur emrin e tij sërish në histori të kampionatit spanjoll.
Superylli i Barcelonës humbi topin në minutën e 22′ të ndeshjes pasditen e sotme (e shtunë) kundër Sevillas dhe nikoqirët arritën të shënojnë në kundërsulm për 1 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Por, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë iu përgjigj menjëherë skuadrës në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan duke shënuar një gol vërtetë spektakolar vetëm katër minuta më vonë.
Pas harkimit fenomenal nga Ivan Rakitic në zonën e rreptësisë, sulmuesi argjentinas goditi në formë të bukur topin duke e dërguar atë në rrjetën e skuadrës së Pablo Machinit.
Me këtë gol vërtetë të bukur, Lionel Messi vendosi një rekord të ri në La Liga duke u bërë lojtari ka shënuar më së shumti gola kundër një kundërshtari të veçantë.
Pra, Sevilla është viktima e tij e preferuar dhe 31 vjeçari ka shënuar 26 gola kundër tyre./arbresh.info/
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...