Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi i ka thënë kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se nuk do të vinte bast që aq lehtë ka për ta shkatërruar Serbinë ashtu siç e ka planifikuar.
“Larg asaj që keni dashur, zoti kryeministër, po themi se deklarata juaj se taksa kurrë nuk do të hiqet, tregon vetëm frikën e nervozizmin tuaj”, citon “blic” të ketë thënë Vuçiq.
Ka përkujtuar se Haradinaj para 43 ditësh kishte paralajmëruar se do ta rrëzonte Qeverinë me protesta nëpër rrugët e Beogradit.
“Me këto taksa do ta dëmtoni popullin tuaj. Nuk do të vija bast se aq lehtë, siç keni planifikuar, do ta shkatërroni Serbinë. Serbia është arrë pak më e fortë se sa që e mendoni ju”, ka thënë Vuçiqi.
Ka theksuar se mu për shkak të Kosovës dhe për shkak se Serbia ka kryer të gjitha obligimet e v eta, janë shtuar presionet ndaj saj.
“E dëgjuat Kadri Veselin, jo zyrtarisht ‘komandant i Kosovës ‘ tek tha se nuk e di cili është më i mirë, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi apo Isa Mustafa, por e di se për ta më i keqi dhe armiku i vetëm është Aleksandar Vuçiq. Nuk jam i lumtur për këtë, sepse ata janë njerëz të rrezikshëm dhe e kam kuptuar mesazhin tyre, por para jush jam paksa krenar sepse ata e urrejnë aq shumë atë që i bën mirë popullit serb “, ka nënvizuar Vuçiq.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...