Dita e sotme ka nisur me temperatura të ulëta. Minus 10 gradë celsius është minimalja që u shënua sot në Kosovë. Masat ajrore që kanë ardhur nga verilindja, kanë shkaktuar këtë ndryshim të motit. Mot i ngjashëm si sot pritet të mbajë deri ditën e mërkurë. Ish-drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tani profesor i Meteorologjisë në Universitetit të Prishtinës, Sylë Tahirsylaj, tregon më shumë për gjendjen e motit në vendin tonë.
Javën që e lam pas moti ka befasur qytetarët e Kosovës. Dielli ka ngroh gjithë vendin, por një ndryshim i papritur edhe gjatë ditës së djeshme. Sylë Tahirsylaj, tregon pse u shkaktua ky ndryshim i motit, megjithatë e quan normale pasi jemi në stinën e dimrit. Thotë se edhe muaji mars do të jetë stabil sa i përket ndërrimit të temperaturave.
“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat kanë dalë nga nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa kanë veti të ndryshme fizike, gjatë rrugëtimit të vet ndryshojnë karakteristikat nga vendet ku krijohen. Këto masa ajrore shkaktojnë ulje të temperaturave në vendin tonë pavarësisht nga stina e vitit”, tha Tahirsylaj.
Temperaturat e ulëta si ato të sotmet pritet të jenë deri ditën e mërkurë.
“Prandaj, ka pas një ulje të temperaturave krahasuar me javën që e lam pas. Sot ka qenë -10 gradë celsius, këto masa kanë gjatë ditës së sotme, nesër e pasnesër deri të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë të qëndrueshme por jo në nivelin ekstrem”, tha Tahirsylaj.
Profesori Tahirsylaj tha se edhe muaji mars do të jetë stabil.
“Temperaturat, -5, -8, të lartat 2 gradë, nga e mërkurja do të ketë ngritje enorme të temperaturave maksimale të cilat do të jenë deri në fund të javës. Bora e cila ka rënë është normale, jemi në stinën e dimrit. As muaji mars nuk është stabil”, përfundoi Tahirsylaj.
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit ...
Përurohet nënstacioni policor në Orllan të Podujevës
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...