Deputeti nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me shpenzimet për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se Qeveria ndau gjysmë milioni për mashtrim.
Abdixhiku ka thënë se për festimin e pavarësisë u pagua dhjetëfish më lirë, e u faturua dhjetëfish më shtrenjtë.
Ai ka thënë se u mashtrua në emblema, parakalim të ushtrisë e në kopjet e deklaratave të pavarësisë.
“Shteti i tyre, në i thënshin ashtu, i shpërndanë këto 500,000 euro lehtësisht në mashtrim. Dhe atë në festim të pavarësisë. Paguan dhjetëfish më lirë e faturon dhjetëfish më shtrenjtë. Mashtron në lapsa e emblema pavarësie, në parakalim të ushtrisë e në flamur të Republikës. Mashtron në vet deklaratën e pavarësisë – 27,000 euro për shtatë kopje të saj”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai ka thënë se “plot 2540 kosovarë duhet të punojnë një vit rresht, nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushim e me kompenzim minimal për mbijetesë, për t’i ndarë nga pagat e tyre 500,000 euro tatim për shtet”.
Mbi 18 mijë euro u dhanë vetëm për shtypjen e saj, 5 e 250 të tjera për dukjen e kamionëve me ikonat ceremoniale, e shoferët e tyre morën nga 100 euro, ndërsa qiraja për 7 kamionët në total arriti në 2,800 euro.
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...
Gjakova shkurton orët mësimore, shkak temperaturat e larta
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosov...
Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Koso...