Është mbyllur konkursi i hapur nga Ministria e Mbrojtjes për 650 ushtarë të Kosovës, e për këto vende aplikuan mbi 5 mijë persona.
Por a pati të interesuar për të qenë pjesë e ushtrisë së Kosovës edhe nga komuniteti serb?
Presioni i politikës së Serbisë mbi serbët e Kosovës të cilët dëshirojnë të integrohen brenda funksionimit të shtetit të Kosovës, nuk po kryen punë.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku për lajmi.net e ka konfirmuar se për t’u bërë pjesë e ushtrisë kanë aplikuar nga të gjitha komunitetet në Kosovë, e gjithashtu ka edhe serbë.
“Po, kanë aplikuar nga të gjitha komunitetet, sigurisht nënkuptohet edhe serbë”, tha Çeku në një përgjigje të shkurtë për lajmi.net.
Vitin e kaluar nga 137 serbë që ishin janë pjesëtarë të FSK-së rreth 50 prej tyre kërkuan të largoheshin nga shërbimi ushtarak në këtë forcë, pas presionit nga Beogradi.
Në lidhje me këtë pati reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Mustafa i cili tha se pjestarët e FSK-së s’janë lejuar të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre.
Madje, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati deklaruar se presioni dhe kërcënimet e Beogradit po bëjnë që ushtarët serbë të Kosovës që largohen nga FSK-ja.
Sikur të mos mjaftonte me kaq. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq vazhdimisht kishte bërë thirrje tek serbët e Kosovës që të mos integrohen brenda shtetit të Kosovës.
Madje mbrëmë, Vuçiq u bëri thirrje serbëve të Kosovës mos të bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës, duke iu referuar konkursit të fundit të shpallur nga Ministria e Mbrojtjes.
Ai u shpreh se nëse serbët nuk janë të bashkuar dhe bëhen pjesë e Kosovës, do të jenë më të dobët dhe nuk do të mund të mbijetojnë.
Por, siç duket Serbisë nuk po i del propaganda, pasi serbët e Kosovës kanë shprehur vullnetin e tyre që të jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës.
Ndërkohë, është bërë e ditur se testimet e rekrutëve të rinj do të bëhen në Ferizaj
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...