Erërat e forta mëngjesin e së shtunës kanë shkaktuar një sërë probleme në rajone të ndryshme të Kosovës.
Për probleme më së shumti është raportuar nga rajoni i Dukagjinit.
Banorët nga ky rajon kanë treguar se erërat e forta kanë rrëzuar shtylla elektrike e shumë fshatra kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Drurë dhe shtylla elektrike të rrëzuara ka edhe në rajonin e Llapit, ku përveç të ftohtit një pjesë e madhe e rajonit ka probleme edhe rrymën.
Shala e Bajgores gjithashtu ka probleme me erën e fortë, banorët nga atje kanë konfirmuar për lajmi.net se bora ka filluar të shkaktojë probleme edhe në qarkullim.
Përveç kësaj, fshatrat e Shalës nuk kanë energji elektrike që nga orët e para të së shtunës.
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...
Gjakova shkurton orët mësimore, shkak temperaturat e larta
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosov...
Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Koso...