Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka marrë pjesë në organizimin e ashtuquajtur “Java e Kosovës në Kroaci”.
Ndër aktivitetet e organizuara me këtë rast, veç tjerash, ministri Berisha është takuar me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtës të Kroacisë, me gjeneralë të ushtrisë kroate, si dhe me zyrtarë të tjerë të shtetit mik kroat, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtës dhe Ushtrisë Kroate me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe FSK-në.
Gjatë qëndrimit në Kroaci, ministri Berisha, ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me ambasadorin e Kanadasë në Republikën e Kroacisë, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale, bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy vendeve mike, dhe njëherësh ministri Berisha e ka njoftuar ambasadorin Maksymiuk me ecurinë e zhvillimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...