Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nesër do të nisin bisedimet për kandidat të përbashkët.
“Nesër do të ketë takim bilateral mes LSDM-së dhe BDI-së, ku do të thuhen opsionet e të dy palëve. Nëse arrijmë marrëveshje, do të kërkojmë që këtë mbështetje ta zgjerojmë, së pari nga partitë tjera politike nga koalicioni, e më pastaj me grupe tjera, për të bërë shumica sa më të madhe, për shkak se këtë e kërkon koncesualiteti. Këtë koncept e definuam si mbietnik dhe mbipartiak”, tha Bujar Osmani
Për mossuksesin e idesë për kandidat të përbashkët shqiptar, Osmani e akuzoi opozitën shqiptare.
“Kandidati i përbashkët me partitë shqiptare u injorua nga disa parti të vogla shqiptare. Kjo nënkupton se kërkesa e tyre për bashkëpunim mes shqiptarëve është demagogji”, tha Osmani duke shtuar se injorimi flet më shumë për ato se sa për BDI-në.
Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa u deklaruan kundër kandidatit të përbashkët me BDI-në dhe shqyrojnë mundësi për kandidat të përbashkët.
Sot pasdite në selinë e LSDM-së nisi mbledhja e parë e partive të koalicionit e udhëhequr nga LSDM për zgjedhjet presidenciale.
Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iranian...
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...
Gara e Çiklizmit do t’i bllokojë përkohësisht disa rrugë e a...
Kurti për komunitetin e Vespës: Nga Prishtina në ngjarjet më...
Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona humbin jetë...
Bernardo Silva në “radarin” e Barcelonës