Autostrada 2 është mbyllur sot pjesërisht së pari për dy orë të plota dhe me pas për tre orë të tjera, pas një përplasjeje që ka ndodhur rrugës për në Dortmund të dielën në mëngjes shkruan gazeta gjermane Mindener Tageblatt transmeton arbresh.info
Sipas informatave fillestare, ne aksident ishin përfshirë dy makina midis kryqëzimeve të Bielefeld dhe Gütersloh. Policia ka kaluar herë pas here nga ora 09:30 në vendin e aksidentit ku ka pasur bllokim trafiku kurse aksidenti është regjistruar vonë.
Shërbimet e shpëtimit janë lajmëruar menjëherë rreth orës 06:50 në vendngjarje ku shoferi i një makine Seat ishte në gjendje kritike.
Shoferi i makinës Mazda nuk ka mundur të shmang pengesën e papritur në rrugë dhe ka goditur nga prapa makinën Seat.
Sipas disa raporteve të medias serbe, pasagjeri i vdekur është këngëtari serb i zhanrit turbo-folk Shaban Shauliç./arbresh.info/

Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...