Milot Rashica do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e sotshme të Werder Bremenit, kundër Herthas, e cila do të fillojë në orën 18:30 dhe do të jetë e vlefshme për xhiron e 22-të të Bundesligës.
Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, e nisi një të dielën e kaluar në mënyrën më fantastike të mundshme, duke i shënuar dy gola shumë të bukur brenda më pak se gjysmë ore kundër Augsuburgut në Bundesligë.
22-vjeçari hapi serinë e golave për Bremenin pas vetëm pesë minutave lojë, kur shënoi pasi trullosi një mbrojtës kundërshtar dhe futi topin në rrjetën e portës duke e bërë portierin të hidhet në krahun e gabuar.
Kur akrepat shënonin 28 minuta lojë, Rashica mori një top pothuajse në gjysmë të fushës nga krahu i majtë, u fut në zonë duke e nxjerr një tjetër mbrojtës nga loja dhe shënoi në qoshen e majtë të portierit me një supergoditje.
Por, vetëm tetë minuta më vonë, ai ndjeu dhimbje shpine, problem të cilin e kishte edhe disa javë më parë, dhe u zëvendësua për t’i ikur më të keqes.
Megjithatë, Rashica është rikuperuar në kohë për këtë ndeshje dhe tani do të tentojë të jetë po aq vendimtar sa në ndeshjet e fundit për skuadrën e tij dhe t’ia sigurojë trajnerit Florian Kohfledt tri pikët e radhës.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen