Sadat Pajaziti, trajneri i Gjilanit, ka kritikuar lojtarët pas humbjes 3-1 nga Drita.
Pas kësaj humbje, Gjilani tani ka vetëm një pikë më shumë se Drita, 27 dhe gjendet në pozitën e katër, kurse rivali lokal në atë të pestë me 26 pikë.
“Mendoj se kemi luajtur mirë, kemi luajtur shumë mirë, por bëmë tri gabime dhe morën tre gola. Natyrisht se në ndeshjen e parë nganjëherë nuk e ke ritmin e lojës, ndodhin gabime. Por, ato gabime që ndodhën janë të pafalshme, shumë amatoreske”, ka deklaruar ai për Super Sport.
“Edhe humbja është pjesë e lojës, duhet të ngremë kokën lart dhe të vazhdojmë”.
“Do të mundohemi të bëjmë detyrën tonë, dhe të qëndrojmë sa më lart në tabelë, duke mos e shikuar Dritën”.
“Me këtë lojë që bëmë, mund t’i marrim pikë çdo kundërshtari, por nëse vazhdojmë këso gabime, mund edhe të lëmë pikë. Duhet t’i eliminojmë këto gabime”.
“Na kapi disi euforia kur barazuam 1-1 rezultatin dhe morëm shpejt golin, ajo na çorientoj”, shtoi ai mes tjerash.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë