Zëvendësuesi i Mesut Ozil te Arsenal pritet të vijë nga Bundesliga.
Arsenali thuhet se e konsideron Kai Havertz të Bayern Leverkusen si pasues të Mesut Ozil.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘Calciomercato’, që shkruan se 19 vjeçari mund të bëjë një hap të madh në karrierë duke kaluar te ‘Emirates Stadium’.
Reprezentuesi gjerman në mediet sportive jo pak herë është krahasuar për lojën e tij me Mesut Ozil, Toni Kroos dhe Michael Ballack, duke qenë në gjendje të veprojë në shumë pozita të mesfushës, gjë e cila mbetet edhe aftësia e tij më e madhe.
Kai Havertz është pjesë e Bayer Leverkusen që nga viti 2016, dhe në 75 paraqitje ka shënuar 15 gola.
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit