Alexis Sanchez mund të kthehet në Arsenal pasi që as kiliani e as drejtuesit e Manchester Unitedit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij që nga transferimi e tij te “Djajtë e kuq”, pretendon ish-ylli i Arsenalit, Marc Overmars.
Sanchezi u aktivizua në fund të pjesës së parë të ndeshjes të së martës kundër Paris Saint-Germainit, kur e zëvendësoi Jesse Lingardin e lënduar, vetëm disa sekonda para se të përfundonte pjesa e parë.
Ai nuk arriti t’i ndihmojë aspak skuadrës së tij në pjesën e dytë dhe Manchester Unitedi e pësoi disfatën e parë nën drejtimin e Solskjaerit. Për shkak se kiliani është lojtari me pagën më të lartë në skuadrën e “Djajve të kuq”, e ardhmja e tij në klub nuk është aspak e sigurt.
Sanchez erdhi në Old Trafford si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan, që Manchester Unitedi e kishte arritur me Arsenalin, në janar të vitit 2018. Që nga atëherë, ai i ka shënuar vetëm pesë gola për klubin e tij.
“Kam respekt të madh për Alexisin sepse ai ishte jashtëzakonisht i mirë në Arsenal. Nuk e di nëse e mori vendimin e duhur kur u largua. Futbolli anglez të ndryshon, ta kthen mendjen, mua më ngriti një nivel më lart”, ka thënë Overmars, i cili luajti për Arsenal gjatë viteve 1997-2000.
“Ai ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për Arsenal. Pas Alexisit, Arsenali tentoi ta transferojë një lojtar tjetër si ai, mirëpo nuk e arritën atë marrëveshje. Kështu që, Alexisi mund të kthehet në Arsenal”.
Manchester Unitedi do të ketë nevojë që Sanchezi të kthehet në formën e mirë që e kishte treguar në Arsenal, pasi që Jesse Lingard dhe Anthony Martial mbetën të lënduar të martën dhe ende nuk dihet se sa do të mungojnë këta të dy.
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...