Miqësia mes George Clooney, Princit Harry dhe Meghan Markle është e njohur prej kohësh. Ndaj aktori i njohur i ka habitur të gjithë kur ka folur për herë të parë për problemet në familjen mbretërore.
Sipas “People”, George ishte shumë i trishtuar që mediat nisën të shkruanin për Dukeshën dhe gjërat e saj personale.
“Ata po e ndjekin kudo Meghan Markle. Ajo po ndiqet dhe po përgjohet. Ajo është 7-muajshe shtatzënë dhe po përndiqet në të njëjtën mënyrë si Lady Diana dhe historia po përsëritet”, është shprehur aktori.
Clooney ka vazhduar më tej duke shtuar: “Ne e dimë sesi përfundon kjo. Nuk mund të them sesa frustruese është ta shohësh këtë. Ti merr një letër të shkruar nga vajza për babanë dhe e transmeton kudo. Është e papërgjegjshme. Jam i habitur nga kjo”.
Aktori i referohet publikimit të letrës që, Meghan i dërgoi të atit ku i kërkonte mos t’i bënte më presion nëpërmjet medias, në mënyrë që të përmirësojnë marrëdhënien mes tyre.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...