Të ëndërrosh nuk të kushton asgjë. Në fund të fundit, falë ëndrrave dhe punës së madhe javë pas jave Roma në sezonit e fundit arriti në një gjysmëfinale të papritur në Ligën e Kampionëve.
Kundërshtari i parë i skuadrës italiane në fazën e eliminimit direkt është Porto. Ndeshja e parë do të luhet në Olimpico dhe romakët janë favorit për të marr rezultat pozitiv, transmeton Telegrafi.
Skuadra e Eusebio Di Francesco është duke u përballur me disa lëndime dhe nga kjo me shumë mundësi Robin Olsen nuk do të mbrojë në portë, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:
Roma (4-3-3): Mirante; Karsdorp, Fazio, Manolas, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Zaniolo; Florenzi, Dzeko, El Shaarawy.
Port (4-3-3): Casillas; Militao, Felipe, Pepe, Telles; Danilo Pereira, Herrera, Torres; Otavio, Soares, Brahimi.
Giallorossët u rendit e dyta në Grupin G me nëntë pikë, tre pikë më pak se Real Madridi në vendin e parë. Porto në anën tjetër i priu Grupit G me 16 pikë, ndjekur nga Schalke me 11.
Vrasja me nëntë plumba në Llapashticë të Podujevës, i akuzua...
Krasniqi: Kosova ka shumë nevojë për njerëz që dinë të bashk...
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...