Një rrëshqitje dheu poshtë urës, në lagjen “Kadri Qystri” të Lushnjes, ka bërë që ura të shembet plotësisht.
Prej dy ditësh, kjo rrugë është bërë e pakalueshme, pasi ura është shembur në të gjithë gjatësinë e saj.
Shkak për shembjen e saj është bërë gërryerja nga një përrua, i cili kalon përmes kësaj lagjeje. Por, veç përroit, shkaktar për shembjen janë edhe kalbja e hekurave të vendosur nëntokë, si dhe amortizimi i rrjetit të ujërave të zeza e të bardha, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në gërryerjen e tokës.
Bashkia e Lushnjes, ndërkohë, ka nisur menjëherë ndërhyrjen për riparimin e saj.
Rrezik nga gërryerja e përroit ka edhe godina e Hipotekës së Lushnjes. Në oborrin e Hipotekës, prej kohësh është hapur një gropë e madhe, e cila çdo ditë vazhdon të zmadhohet si pasojë e gërryerjes nga përroi.
Ndërsa banorët thonë se, problem është era e rëndë që ka ky përrua, pasi në të kalojnë edhe ujërat e zeza, duke shkaktuar ndotje të madhe./tch
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati