Prezenca e Lionel Messit në mbrëmjen e së mërkurë në Clasico në Camp Nou është një çështje e panjohur para ndeshjes.
Në ndeshjen e së shtunës kundër Valencias, në të cilën “Blaugranët” barazuan 2 me 2, argjentinasi pësoi një lëndim dhe për këtë arsye pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Real Madridit është në dyshime, transmeton portali arbresh.info.
Sezoni 05/06: Barcelona 1:1 Real Madrid
Barcelona vazhdoi tutje në këtë ndeshje me një penalti nga Ronaldinho. Para pushimit, Ronaldo barazoi gjërat dhe asnjë gol më nuk u shënua në pjesën e dytë. Barcelona arriti me një avantazh në garën për titull dhe vazhdoi duke e fituar këtë. Ky ishte vitit në të cilin “Blaugranët” fituan 3 me 0 në xhiron e parë, një ndeshje që bëri që tifozët në Bernabeu ta duartrokasin Ronaldinhon.
Sezoni 07/08: Barcelona 0-1 Real Madrid
Real Madridi iu dhuroi tifozëve diçka më tepër për të festuar para Krishtlindjeve me fitoren minimale 1 me 0 falë një goli nga Julio Baptista. Real Madridi fitoi më pas edhe takimin e dytë atë vit me rezultat 4 me 1.
Sezoni 18/19: Barcelona 5-1 Real Madrid
Mos paraqitja më e fundit e Messit ndodhi në një Clasico ku mungesa e tij nuk është se ishte vërejtur aq. “Blaugranët” shënuan pesë gola kundër ‘Los Blancos’, ndeshja e cila i kushtoi me shkarkim trajnerit Julen Lopetegui./arbresh.info/
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...