S’ka fitues në Olimpico, Roma dhe Milani kanë ndarë pikët, duk barazuar 1-1
Derbi i Italisë mes Romës e Milanit, ka përfunduar me barazim. Romakët dhe Kuqezinjtë kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Olimpico, e vlefshme për xhiron e 22 në Serie A.
Skuadrat dhuruan spektakël përgjatë 90 minutave, duke krijuar shanse të njëpasnjëshme, por gjetën portat vetëm nganjëherë.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët, me golin e sulmuesit të sapo transferuar, Krzysztof Piatek – i cili ditë më parë i shënoi 2 gola edhe Napolit në Kupën e Italisë.
Ai realizoi për 0-1 në minutën e 26’, për ta dërguar Milanin në pushim të pjesës së parë me epërsinë e një goli.
Me të filluar pjesa e dytë, Roma gjeti golin e barazimit. Ishte talenti i ri italian, Nicolo Zaniolo, që realizoi për 1-1 në minutën e 46’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit, pavarësisht tentimit nga të dyja anët për t’i ndryshuar gjërat.
Pas këtij barazimi, Roma ka mbetur në pozitën e pestë me 35 pikë të grumbulluara, kurse Milani në atë të katërt me 36.
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit