Barazimi 2-2 me Burnley duket se ishte i shkruar të ndodhte, sepse Manchester United i është kthyer realitetit, është kthyer sërish te fitoret
“Djajtë e Kuq” ka vazhduar me ecurinë pozitive që kur Ole Gunnar Solskjær mori drejtimin e skuadrës, pas shkarkimit të Jose Mourinhos, shkruan Gazeta Express.
Me barazimin 2-2 me Burnley, të gjithë menduan se fitoret e njëpasnjëshme të Unitedit mund të kishin qenë me fat, apo edhe të rastësishme, por jo, Solskjaer tregoi edhe njëherë se taktikat e tij janë duke funksionuar te klubi ku luajti për shumë vite.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25 në Premierligë, Unitedi mori pikët e plota në një fushë tepër të vështirë, në King Power Stadium, kundër Leicester City, duke triumfuar 1-0.
Marcus Rashford e shënoi golin e vetëm dhe të tri pikëve për Unitedin në këtë takim, në minutën e nëntë të ndeshjes.
Por jo vetëm Rashfordit, Man Unitedi duhet t’i falënderohet edhe David de Geas për këto tri pikë të rrëmbyera në udhëtim te skuadra që pak ditë më parë ndali liderin, Liverpoolin, duke bërë disa pritje fantastike përgjatë gjithë ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Man Unitedi ka shkuar në kuotën e 48 pikëve dhe gjendet në pozitën e 5, kurse Leicester City mbetet në vendin e 11 me 32 pikë. /Gazeta Express/
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...
Nga 86 amendamentet e propozuara në Kuvend, veç gjashtë mira...
Miratohet buxheti i vitit 2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona