Drejtori i Trepçës në veri, Jovan Dimkiq pasi ka thënë se “shqiptarët po na e rrëmbejnë minierën”, ka shtuar “se taksa ishte punë e vogël krahasuar me atë që do të ndodhë me Trepçën, transmeton Koha.net.
“Kur bëhet fjalë për taksën, në fillim menduam se do të jemi në rrezik për ushqim, mungesë ilaçesh…Por u tregua se me ndihmën e shtetit do t’i kalonim disi. Taksa, kur bëhet fjalë për Trepçën nuk është dhe nuk bën asnjë problem në krahasim me problemet që do të na dalin me miratimin e statutit dhe me hapat e ndërmarrë që parashihen sipas tij”, citon të ketë thënë Dimkiq.
Miratimi i statutit për Trepçën është një hap më tutje në vargun e dhunës juridike që po e zbaton Kosova, ka deklaruar sot Jovan Dimkiq për agjencinë serbe të lajmeve tanjug i cili në këtë medium paraqitet si drejtor i përgjithshëm i Trepçës- Veri.
“Shikuar nga aspekti profesional, ligj për Trepçën është krejtësisht i paqëndrueshëm. Ashtu si ligji, është miratuar edhe statuti dhe mund të them se bëhet fjalë për dokumente një kombesh“ ka thënë Dimkiq.
Në fund ai ka përmendi se 30 – 35 për qind e popullatës së veriut të Kosovës varet drejtpërdrejt nga aktivitetet e Trepçës.

Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...