Ylber Hysa është dekretuar ambasador i Kosovës në Mal të Zi. Dekreti hyn në fuqi të hënën.
Karriera diplomatike e Hysës ka nisur në vitin 2012, kur ishte emëruar ambasador i shtetit tonë në Maqedoni, raporton Klan Kosova.
Në periudhën 2004-2007 ka qenë deputet i partisë ORA në Kuvendin e Kosovës, pastaj pjesëtar i Grupit Negociator Kosovar gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë,si dhe koordinator i Qeverisë për Veriun, ndërsa gjatë viteve të 1990-ta ka kontribuar në shoqërinë civile dhe media.
Është autor i librit me ese historiografike “Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe”.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...