Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, po qëndron në Londër në vizitë zyrtare ku ka zhvilluar takime me zyrtarët përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe ata për Kosovën në Ministrinë e Jashtme.
Hoti thotë të ketë biseduar për zhvillimet politike në Kosove dhe rajon duke prezantuar qëndrimin e LDK-së se “Kosova do të mbajë orientimin pro evropian dhe se Dialogu duhet të zhvillohet vetëm si dialog në mes të dy shteteve të pavarura”.
“Ndërkaq marrëveshja eventuale me Serbinë duhet të respektojë integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Sa më parë që ndodh njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia, është më mirë për këtë pjesë të Evropës dhe botës”, ka thënë Hoti.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...