Një në 3 gra apo 32% dhe 4 në 10 meshkuj të moshës 15-59 vjeç ose 40% kanë një llogari bankare që ata përdorin.
Ky është rezultati i publikuar nga një anketë e zhvilluar në Shqipëri përgjatë një viti nga Instat dhe Instituti Shëndetit Publik, që tregon nivelin e ulët të qytetarëve që përdorin llogaritë bankare.
Dhe kjo lidhet kryesisht me kulturën e ulët financiare, mungesën e të ardhurave, papunësinë apo punën e pa paguar tek femrat.
Sipas anketës, pasja e një llogarie bankare është e pazakontë midis të rinjve të të dy gjinive (9% secila), por rritet me moshën dhe arrin në rreth 40% për gratë e moshës 20 vjeç e lart.
Një shifër e ngjashme është edhe tek meshkujt. Sipas anketës, pronësia e një llogarie bankare është më pak e zakonshme në zonat rurale se sa në zonat urbane (17% kundrejt 47% tek gratë dhe 26% kundrejt 48% tek meshkujt).
Por cilat janë prefekturat që përdorin më pak bankat? Anketa nxjerr në pah se përdorimi i një llogarie bankare është më i ulët tek gratë në prefekturën e Dibrës (13%) dhe tek meshkujt në Elbasan dhe Kukësit (17% secila).
Siç mund të pritet, pronësia e një llogarie bankare rritet dukshëm me të ardhurat, nga 8% tek gratë me të ardhura të ulëta deri në 63% tek ato me të ardhura më të larta. Për burrat, rritja është nga 15% me të ardhura të ulëta në 67% në nivelin më të lartë./scan
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...