Menaxheri i City e di që skuadra e tij ka një orar të ngjeshur gjatë shkurtit por thotë se është privilegj që të jesh në garë për katër trofe
Pep Guardiola i ka thënë yjeve të tij të Manchester City që ata mund të marrin ditë pushimi pasi të pensionohen, përderisa kampionët e Premier Ligës janë në garë për katër tituj.
City, të dytët në tabelë, janë katër pikë pas liderëve Liverpool dhe do të udhëtojnë të mërkurën në mbrëmje në Newcastle që po luan për mbijetesë.
Udhëtimi i tyre në Everton është ri-aranzhuar të mërkurën më gjashtë shkurt për shkak të finales së Carabao Cup, e ku City do të këtë një orar të ndeshur.
Vizita në Gudison Park vjen para ndeshjeve me Arsenalin dhe Chelsean në shtëpi dhe Guardiola i ka thënë lojtarëve të tij-të cilët janë në garë për Ligën e Kampionëve dhe FA Cup-duhet ti trajtojnë këto ndeshje si një privilegj për ta, transmeton GazetaExpress.
I pyetur se a do të këtë mundësi që ai të pushojë disa lojtarë kryesor, Guardiola është përgjigjur: “Ne kemi shumë ndeshje, kështu që nuk ka mundësi”.
“Është çfarë është. Por, në të njëjtën kohë ju them atyre se është një privilegj. Nëse besoni se kjo është hendikep, është gabim i madh. Është privilegj”.
“Kur i mbushni 35 vjet do të keni pushime të gjata. S’ka problem, do të pensionoheni. E merrni një vit pushim. Por, tani është një privilegj. E merrni, e shijoni. Ndeshjen e radhës, e fitoni prapë”.
“Gara nuk ka rëndësi. Ndeshje miqësore? S’ka rëndësi, fitoje. Luaj mirë, përgatitu mirë. Kjo është mënyra më e mirë. Pas kësaj, ju punoni për sezonin e radhës”.
Guardiola, skuadra e të cilit e deklasoi Burnleyn në FA Cup në vikend, nuk e merr ndeshjen kundër Neëcastle të lehtë, pavarësisht se ata janë një vend jashtë zonës së rënies nga liga.
Katalunasi insiston mund të jetë një “lëvore bananeje” për skuadrën e tij nëse ata nuk janë tërësisht të fokusuar.
“Mendoj se asnjë skuadër nuk është e sigurt kur shkon në Newcastle”, ka thënë menaxheri i City.
“Ne do të shkojmë atje s’pari dhe pastaj duhet të mendojmë për Arsenalin të dielën. Por, ndeshja e radhës është më e rëndësishme prej të tjerave”.
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare