Lideri aktual i Anglisë, Manchester City, nuk është ndalur duke fituar as në javën e pestë në Ligën Premier të Anglisë.
Skuadra e udhëhequr nga Manuele Pellegrini, ka arritur një fitore me vuajtje nga udhëtimi në Londër te Crystal Palace, ku e mposhti me rezultat minimal 1-0.
Edhe pse dominuan gjatë gjithë takimit, City fitoren e siguroi vetëm në fund të ndeshjes falë golit të shënuar nga zëvendësuesi Kelechi Iheanacho.
Pas kësaj fitore, Manchester City, vazhdon të mbetet lider në tabelën e klasifikimit me 15 pikë të tubuara nga pesë ndeshjet e luajtura deri më tani.
Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar Arsenali para tifozëve të vet që mposhti Stoken e Xherdan Shaqirin 2-0.
Theo Walcott shënoi në pjesën e parë për ‘Topçinjtë’, që golin e sigurisë e realizuan në fund të ndeshjes nëpërmjet sulmuesit francez Olivier Giroud.
Pas kësaj fitore si vendas, Arsenali është ngjitur në pozitën e dytë në tabelë me 10 pikë të grumbulluara duke kaluar Crystal Palace që mbetet në vendin e tretë me një pikë më pak.
Ndërkohë, ylli kosovar Xherdan Shaqiri luajti gjatë 90 minutave në këtë takim për Stoken por pa mundur t’i ndihmojë skuadrës së tij që të marrë një rezultat pozitiv nga përballja me Arsenalin.
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...