Drejtoria e Përgjithshme Detare së fundmi ka ngritur alarmin se ditën e hënë me datë 28 janar priten erëra të stuhishme në det ç’ka rrezikon të gjithë subjektet që operojnë në fushën e detarisë.
Në njoftimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se shpejtësia e erës në det do të kapë shpejtësinë derii në 20m/s nga drejtimi jug-perëndim dhe forcë detare 7-8, shkalla Boufort.
Statusi i plotë:
Njoftim
Drejtoria e Pergjithshme Detare informon Lundertaret dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e RSH dhe hapesiren detare, qe ne daten 28.01.2019 (diten e hene) bregdeti yne do te perfshihet nga erera me shpejtesi deri 20 m/s nga drejtimi Jug-JugPerendim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort.
Ju lutemi gjithe subjekteve qe operojne ne fushen e detarise te marrin masa per sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmerise se ekuipazhit ne mjete. /albeu.com

Kurti pret ministrin turk të Tregtisë, flet për hapjen e një...
Ambasada Amerikane: Vizita e Whitakerit theksoi kontributet ...
Nimoni mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për B...
Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e ser...
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës