Një libër i mirë mund të japë përfitime të shumta për trupin dhe shkenca e miraton këtë! Leximi është më shumë se i rëndësishëm dhe përkundër kësaj shpesh është i nënvlerësuar.
Edhe nëse nuk jemi të pasionuar pas leximit, do të ishte e pamundur të mos gjejmë një zhanër që mund të jetë në interesin tonë. Për më tepër, sipas disa studimeve shkencore, leximi është i mirë për shëndetin dhe ndihmon për t’u bërë edhe më i zgjuar. Pra, për të na bindur për të lexuar më shumë, ne duhet absolutisht të zbulojmë këto arsye të rëndësishme…
Ndihma e duhur përpara gjumit. Jo sepse libri që po lexojmë është i mërzitshëm, por leximi është i rëndësishëm pikërisht sepse ndihmon për të çlodhur trupin dhe për ta bërë më të lehtë procesin e gjumit. Ata që lexojnë çdo ditë zakonisht kalojnë netë të qeta.
Stërvit kujtesën tuaj. Mbajtja e trurit gjithmonë shumë aktiv me leximin duket se trajnon kujtesën. Leximi, në fakt, është në thelb një stërvitje mendore që na lejon të ngadalësojmë procesin e plakjes!
Ndihmon për t’u njohur me fjalë të reja. Dhe për rrjedhojë për të zgjeruar fjalorin tuaj. Ata që lexojnë shumë, gjithashtu përmirësojnë mënyrën e tyre të ekspozimit dhe të shprehjes së tyre!
Përmirëson përqendrimin. Sipas asaj që raportojnë kërkimet e fundit, përveç trajnimit të kujtesës, leximi përmirëson mjaftueshëm përqendrimin. Në vetvete procesi i leximit ju mban të super koncentruar.
Kjo ju bën më të shoqërueshëm. Ka nga ata që mendojnë se ata që lexojnë janë dashnorë të vetmisë! Sigurisht, që një libër ju transporton në një botë krejtësisht të kundërt nga realiteti, por librat gjithashtu ju ndihmojnë të bëheni më të shoqërueshëm dhe të jeni më të prirur për të bërë miq të rinj, madje edhe në një qytet të ri!
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...