Duket se sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata përfundimisht i ka dhënë fund aventurës së tij në Londër.
Sulmuesi spanjoll pritet që sot të udhëtoj në drejtim të Madridit për të kryer testet mjekësore, mëson “Goal”, transmeton lajmi.net.
Ai do t’i bashkohet skuadrës së Atletico Madrid për pjesën e mbetur të sezonit, por vetëm në formë huazimi.
Atletico do të paguaj 5 milionë euro për ta mbajtur lojtarin të huazuar deri në fund të këtij sezoni, por ata do të kenë të drejtë blerjeje në fund të sezonit, nëse lojtari i bind me paraqitjet e tij.
Ky transferim i mundshëm do t’i kushtonte madrilenëve rreth 50 milionë euro.
Largimi i Moratas u nxit edhe nga forma e dobët e lojtarit por edhe nga ardhja e Higuain në kampin “blu”.
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë