Trajeri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka adresuar një kërkesë interesante për FA.
Argjentinasi beson se Premierliga duhet ta shtyjë vendimin për inkuadrimin e VAR-it, edhe pse skuadra e tij ka përfituar në mungesë të tij.
Ata kanë mposhtur Chelsean në kuadër të “Carabao Cup”, me një gol të realizuar nga Harry Kane, që doli të jetë i parregullt në fund.
Por argjentinasi ka dhënë disa arsye pse teknologjia në futboll duhet të shtyhet edhe për pak kohë.
“Është ide e mirë që VAR-i të shtyhet sepse nëse nuk i kemi të gjitha informacionet se si funksionon, mund ta mësojmë më mirë, është më mirë ta ndalojmë edhe për një vit apo më shumë” ka thënë trajneri, transmeton lajmi.net.
“Askush në Evropë nuk është i lumtur me VAR-in. Kam frikë se futbolli do të fillojë t’i mërzis njerëzit. Nëse ndaleni pesë minuta për një vendim, nuk e di si do të reagojnë ata” ka thënë Pochettino tutje.
Ndër të tjerash, ai ka thënë se do ta përkrahte “Goal Line Technology” (teknologjinë e vijës së golit) sepse ajo është më e kuptueshme.
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person